Maqedoni Trupi koordinues me masa të reja për valën e re të...

Trupi koordinues me masa të reja për valën e re të reshjeve të borës

Trupi koordinues sot në mbledhjen e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, sot miratoi disa masa që kanë të bëjnë me reshjet e reja të borës, që ditëve në vijim pritet ta përfshijë Maqedoninë.

Në takim është rënë në ujdi që Ministria e Punëve të Brendshme në rast se reshjet janë me intensitet më të madh të sjell vendim për ndalesë të automjeteve të rënda transportuese dhe të autobusëve në drejtimet rrugore Gostivar- Ohër.

Policia do të bëjë kontroll në atë drejtim rrugor dhe të kontrolloj se a mbajnë pajisjet dimërore, automjetet që nuk do t’i kenë nuk do të lëshohen të qarkullojnë në komunikacion.

Në takim është apeluar që prefektët e Maqedonisë Perëndimore të mobilizohen në nivelin më të lartë dhe rregullisht të pastrojë rrugët që janë në kompetencat e tyre.