Maqedoni Qendra e Kongreseve “Aleksandar Makedonski”: “Salla Universale” quhet “Toshe Proeski”

Qendra e Kongreseve “Aleksandar Makedonski”: “Salla Universale” quhet “Toshe Proeski”

Grupi i Këshillit të LSDM-së dhe e Koalicionit “Lidhja për të Ardhmen” në Qytetin e Shkupit, gjatë seancës së Këshillit, ka dorëzuar iniciativë për ndryshim të emrit të  “Sallës Universale” në Qendra e Kongreseve “Toshe Proeski”.

– Presim që kryetari i komunës Koce Trajanovski dhe shumica e deputetëve të VMRO-DPMNE-së ta pranojnë iniciativën dhe ta rregullojnë gabimin e vet kur në mënyrë jotransparente dhe në kundërshtim me vendimin e marrë më parë nga Këshilli dhe me premtimet se salla do të quhet “Toshe proeski”, megjithatë dhanë pëlqimin që të quhet “Aleksandër Makedonski” – tha në konferencën për shtyp Gjorgje Matevski, këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

Me reagim u paraqitën edhe nga Qendra e Kongreseve “Alekandër Makedosnki” ku thuhet se në përputhje me Vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit, kurse me propozim të kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, “Salla Universale” do të  emërtohet Salla Universale “Toshe Proeski”:

Ndërtesa e re që do të ndërtohet në vendin e “Sallës universale” të sotme, sipas projektit është objekt multifunksional dhe përmban shumë salla dhe i njëjti objekt e mban emrin Qendra e Kongreseve “Aleksandër makedonski”. Duam të theksojmë se salla universale që do të jetë pjesë e asaj Qendre të Kongreseve.