Maqedoni Klinika e Gastroenterohepatologjisë më e mira për vitin 2014

Klinika e Gastroenterohepatologjisë më e mira për vitin 2014

Klinika Universitare e Gastroenterohepatologjisë ka arritur rezultatet më të mira në vitin 2014 sipas rezultateve të zbatimit të sistemit “Balans skor kard”.

Kjo klinikë i ka përmbushur të gjitha kriteret përkatësisht ka punuar pa hua, nuk e ka tejkaluar buxhetin për material mjekësor të shpenzueshëm, nxit vendosjen e intervenimeve të reja në punë dhe, sipas anketave të kryera, pacientët janë të kënaqur nga kushtet shëndetësore, informoi ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorovski.

Tek shtëpitë e shëndetit midis pesë më të mirave janë shtëpitë e shëndetit në Valandovë, Shkup, Berovë, Dellçevë dhe në Pehçevë.

Midis spitaleve specialiste, arritjet më tumira ka Spitali i specializuar për Sëmundje të Mushkërive dhe Tuberkulozë – Jasenovë.

Ministria e Shëndetësisë katër herë në vit bën evalvim të suksesit të institucioneve publike të shëndetit në realizimin e “Balans skor kard”.