Maqedoni Do të bëhet rikonstruksioni i shtatë qendrave të punës sociale

Do të bëhet rikonstruksioni i shtatë qendrave të punës sociale

Shtatë qendra të punë sociale në nëntë muajt e ardhshëm tërësisht do të riparohen dhe do të pajisen me mobile dhe pajisje të re, paralajmëroi ministri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov, gjatë vizitës së sotme në Qendrën për punë sociale në Demir Hisar, ku ka filluar riparimi.

-Fillojmë me riparimin e qendrave për punë sociale në Demir Hisar dhe Krushevë ndërsa gjithashtu do të përfundojnë riparimi dhe rinovimi i qendrave në Prilep, Manastir, Ohër, Shtip dhe Gjevgjeli. Me këtë do të përfundojë edhe faza e dytë, për të cilën do të investohen 38 milion denarë- tha Spasov.

Ai theksoi se objekti në Demir Hisar është pronësi e Qendrës për punë sociale prej vitit 1975 dhe ky është intervenimi i parë për riparimin dhe rinovimin e tërësishëm.

Spasov saktësoi se në objekt do të bëhet termofasadë, do të ndërrohen dyert dhe dritaret, do të vendoset dysheme e re dhe gjëra sanitare, mobile dhe pajisje e re, me çka, siç thotë do të fitohet objekt i ri dhe kushte më moderne dhe më cilësore jo vetëm për punë, por edhe për pranimin e palëve.

Ministri i punës dhe politikës sociale sot vizitoi edhe Qendrën  sociale në Krushevë, dhe shënoi fillimin e punës së saj në Krushevë dhe rikonstrurksionin  e këtij objekti.