Maqedoni Kasami- Plomp: Të vazhdoj mandati i PSP-së dhe të formohet gjykatë speciale

Kasami- Plomp: Të vazhdoj mandati i PSP-së dhe të formohet gjykatë speciale

Themeluesi dhe kryetari i lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot është takuar me ambasadorin e Holandës, Vauter Plomp me të cilin bisedoi për kushtet për pjesëmarrje eventuale të Besës në konstituimin e qeverisë së re.

“Kërkojmë të vazhdohet mandati i PSP-së, që të gjendet mundësi për themelimin e gjykatës speciale dhe të kthehet Maqedonia në rrugën e integrimeve euro- atlantike që të mund sërish normalisht të funksionojmë si shtet. Në këtë drejtim, biseduam me ambasadorin e Holandës, Vauter Plomp. I theksuam pozicionet dhe mendimet tona” tha Kasami.

Lideri i Besës shtoi se nuk do t’u sugjeroj votuesve të Tearcës për kë të votojnë të dielën dhe se beteja do të zhvillohet mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së.