Maqedoni Jovo Vangelovski, kryetari i ri i Gjykatës Supreme, Stojançe Ribarev, u.d kryetar...

Jovo Vangelovski, kryetari i ri i Gjykatës Supreme, Stojançe Ribarev, u.d kryetar i Penales

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme emëroi gjykatësin Jovo Vangelovski për kryetar të Gjykatës Supreme dhe gjykatësin suprem, Stojançe Ribarev e zgjodhi për u.d kryetar të Gjykatës Themelore Shkupi 1. Për Vangelovskin votuan 12 anëtarët të Këshillit, 1 kundër ndërsa sipas rregullit të Badenterit, që është i domosdoshëm gjatë emërimit të kryetarit të gjykatës, pesë ishin “për” ndërsa një “kundër”. Për Ribarevin votuan dhjetë anëtarë të Këshillit Gjyqësor ndërsa katër ishin “kundër” pasi paraprakisht u konstatua dorëheqja e kryetares Tatjana Mihajlova.

Dy gjykatësit u emëruan me propozim të kryetarit të Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhovski.

Ai në prononcimin para mediave pas seancës tha se kanë vendosur që për u.d kryetar të Gjykatës Themelore Shkupi 1 ta emërojnë Ribarevin sepse vjen nga gjykata më e lartë apo nga Gjykata Supreme dhe ka përvojë si kryetar i Gjykatës Themelore dhe të Apelit në Shtip.

Karaxhovski deklaroi se qëllimi është që të tejkalohet gjendja në Gjykatën Penale Shkup pas dorëheqjes së u.d kryetares Tatjana Mihajlova, që u konstatua në seancën e sotme.