Sport Princi i Jordanit kandidohet për kryetar të FIFA-s

Princi i Jordanit kandidohet për kryetar të FIFA-s

Pas Zherom Shampanj, në garën për president të FIFA-së,  kundër Sep Blater-it, është inkuadruar edhe princi jordanez Ali bin Al – Hussein. 39 vjeçari, Al Husein, tani më tre vite ushtron detyrën e zëvendës presidentit të FIFA-së, ndërsa kandidaturën e tij për president e paralajmëroi duke thënë:-“ Ka ardhur koha që të koncentrohemi në sport. Titujt duhet të flasin për futbollin dhe jo për FIFA-në”. ka thënë Al-Hussein. Princi jordanez ka marë përkrahjen e Mishel Platini, I cili ka thënë se do orvatet që këtij ti sigurojë vota nga Evropa.