Maqedoni Prokurorja publike dorëzoi planin e përgjithshëm, personal dhe atë financiar

Prokurorja publike dorëzoi planin e përgjithshëm, personal dhe atë financiar

Prokuroria publike për ndjekjen e veprave penale që lidhen dhe dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paautorizuar i komunikimeve deri tek Këshilli i prokurorëve publik, Qeveria e R. së Maqedonisë dhe Kuvendi sot dorëzoi planin e përgjithshëm, personal dhe atë financiar.

“Planet janë dorëzuar në Parlament për raport, ndërsa për Qeveri dhe Këshill të Prokurorëve Publikë janë dorëzuar për zbatim. Siç është përmendur tashmë, pres që Këshilli i prokurorëve publik ti zbatojë planet dhe ti zgjedhë prokurorët e propozuara nga ana ime.”- thuhet në njoftimin për publik të prokurores publike Katica Janeva.