Maqedoni Zgjidhen anëtarët e Komisionit anketues lidhur me përgjimet

Zgjidhen anëtarët e Komisionit anketues lidhur me përgjimet

Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime sonte miratoi propozim- vendimin për emërimin e kryetarit, zëvendës- kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për përgjim, formimi i të cilit bëhet në bazë të Marrëveshjes së Përzhinos për tejkalimin e krizës politike, njofton televizioni “24 Vesti”.

Për kryetar të Komisionit anketues është propozuar Petre Shilegov ndërsa për zëvendës- kryetar Goran Misovski. Anëtarët të Komisionit sipas propozimit duhet të jenë Antonio Milloshoski, Silvana Boneva, Krsto Mukoski, Pavle Sazdov, Dimitar Stevananxhia, Liljana Zaturoska, Magdalena Manaskova, Vladnka Aviroviq, Tomislav Tuntev, Vasko Kovaçevski, Talat Xhaferi, Ejup Rustemi, Ernad Fejzullah dhe Roza Topuzova- Karevska.

Propozim- vendimi i Komisionit për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve është në rend dite në seancën e 78-të që është caktuar për nesër.