fbpx

VMRO DPMNE do të ketë 6, LSDM 5 ndërsa BDI dhe BESA nga 1 anëtarë në Komisionin për zgjedhje dhe emërime

-

Përfaqësues të partive politike parlamentare në takimin e sotëm koordinues në Kuvend kanë arritur marrëveshje për përbërjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve si kusht për caktimin e vazhdimit të seancës konstituive.

Partitë kanë rënë dakord gjashtë anëtarë të Komisionit të jenë nga VMRO DPMNE, pesë nga LSDM ndërsa nga një do të kenë BDI dhe BESA.

Përfaqësues të grupeve parlamentare për momentin janë në pauzë dhe po konsultohen për emrat e anëtarëve të Komisionit si dhe për atë nga cila parti do të jetë kryetari i Komisionit.

Takimi do të vazhdojë më ora 15:30.

Seanca konstituive e Kuvendit u mbajt më 30 dhjetor vitin e kaluar, por u ndërpre pasi nuk ishte siguruar shumicë parlamentare për emërimin e kryetarit të këtij institucioni ligjvënës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.