Maqedoni Ivanov: Pengesat për dhënien e mandatit ende s’janë eliminuar

Ivanov: Pengesat për dhënien e mandatit ende s’janë eliminuar

Pengesat për ndarjen e mandatit ende s’janë eliminuar, deklarojnë nga kabineti i presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov, për agjencinë shtetërore të lajmeve, MIA.

“Presidenti Ivanov mban qëndrimin nga fjalimi i tij para qytetarëve të Maqedonisë më 1 mars 2017. Pengesat për dhënien e mandatit ende s’janë eliminuar” thonë nga kabineti i Ivanovit.

Ivanov në fjalimin e tij të 1 marsit tha se nuk do ta ndajë mandatin për formimin e Qeverisë “as ndonjë personi e as ndonjë partie që në programin e vet ka platformë (Platformën e partive shqiptare, v.j) për shkatërrimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së R. së Maqedonisë”.

Në ndërkohë, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtarë, të BE-së, SHBA-së, vendeve- anëtarëve të BE-së dhe organizatave ndërkombëtare i bëjnë thirrje që Ivanov të tregojë mençuri dhe të ndryshoj vendimin.