Maqedoni Ivanov ndan mandatin, Zaev garanton ruajtjen e interesave të shtetit

Ivanov ndan mandatin, Zaev garanton ruajtjen e interesave të shtetit

Pengesat për ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë janë larguar, njoftoi sot presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, i cili ia ndau mandatin kreut të LSDM-së, për formimin e qeverisë së re.

Zaev ka theksuar se dy pengesat për ndarjen e mandatit janë larguar dhe se me letër ka dorëzuar garancinë deri tek Ivanov.

“Garantojmë mbrojtjen e karakterit unitar, sovranitetit, integritetit territorial, pavarësinë dhe karakterin multietnik të Republikës së Maqedonisë. Garantojmë mbrojtjen e rendit kushtetues dhe tërësinë territoriale të Republikës së Maqedonisë. Garantojmë mbrojtjen e interesave shtetërore dhe avancimin e jetesës së qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare dhe gjuhësore. Garantojmë se procesi i sjelljes së vendimeve për qytetarët e Maqedonisë do të jetë në përputhje me parimet elementare demokratike dhe sundimin e të drejtës, duke mos e sjellë Republikës e Maqedonisë në pozitën e përkuljes apo varshmërisë ndaj një shteti tjetër. Asnjë dokument, platformë, deklaratë, akt apo veprim që do të ishte në kundërshtim me qëndrimet e sipërpërmendura, s’mund të jenë kushtet e as bazë për formimin dhe veprimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë” ,a thënë Zaev.