Maqedoni Ivanov ka anuluar obligimet tjera dhe i pret liderët në takim ditët...

Ivanov ka anuluar obligimet tjera dhe i pret liderët në takim ditët në vijim

Presidenti i R. së Maqedonisë, Gjorge Ivanov mban qëndrimin se është e domosdoshme që të mbahet takimi i liderëve të partive parlamentare, si më të përgjegjshëm për gjetjen e zgjidhjes në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Maqedonisë, njoftojnë nga kabineti presidencial.

Në ditët e ardhshme, siç thuhet në kumtesë, kabineti i presidentit do të jetë e hapur për dialog dhe për kërkim të zgjidhjes për tejkalimin e kësaj gjendje, përmes respektimit të rendit kushtetues të R. së Maqedonisë.

Obligimet e presidentit të planifikuara paraprakisht janë anuluar, për shkak të situatës së re të krijuar, thuhet më tej në njoftim.