Maqedoni Ivanov sot merr pjesë në varrimin e Zhelju Zhelev

Ivanov sot merr pjesë në varrimin e Zhelju Zhelev

Presidenti Gjorgje Ivanov sot në Sofje do të merr pjesë në varrimin e ish presidentit bullgar Zhelju Zhelev i cili ndërroi jetë të premten.
Zhelev në vitin 2010 u dekorua nga presidenti Ivanov me dekoratën “8 Shtatori” për merita të jashtëzakonshme për pranimin e R. së Maqedonisë si të pavarur dhe sovrane.
Në letrën e ngushëllimit nga presidenti Ivanov, dërguar presidentit Rosen Plevneliev, thuhet se Zhelev ka qenë mik i dëshmuar i Maqedonisë, por edhe si mik i tij personal.
-Maqedonia asnjëherë nuk do ta harroj rolin e tij në procesin e pranimit ndërkombëtarë me emrin e saj kushtetues. Ne ngelim të falënderuar për kontributin e tij personal në vendosjen, zhvillimin dhe përforcimin e raporteve, respektit të ndërsjellë dhe kuptimin mes dy vendeve dhe popuje tonë- thuhet në letër.
Pas përfundimit të postit të presidentit, Zhelev ishte në krye të Klubit politik të Ballkanit, ku në mënyrë aktive ishte i përfshirë edhe presidenti Ivanov.