Bota Ballkan Presidentja e parë në Kroaci

Presidentja e parë në Kroaci

Në Kroaci është zgjedhur për të parën herë një femër në postin e presidentes së këtij vendi.

Përfaqësuesja e opozitës në Kroaci, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ka fituar me epërsi të vogël ndaj rivalit të saj, Ivo Josipoviq, i cili deri tash ishte president i Kroacisë.

Në rundin e dytë të zgjedhjeve, që u mbajtën dje, zonja Grabar-Kitaroviq ka marrë më tepër se rivali i saj gjithsej 21 mijë vota.

Ajo ishte ministre e jashtme dhe ambasadore e Kroacisë në Uashington.

Presidenti i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (DIP) të Kroacisë, Brano Hrvatin ka deklaruar në për mediat në Zagreb, se kandidatja e Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) Kolinda Grabar-Kitaroviç ka fituar 50,45 për qind të votave, ndërkohë që kandidati i Partisë Social-demokratike Ivo Josipoviç 49,55 për qind.

Hrvatin ka njoftuar se në zgjedhjet për presidentin e Kroacisë kanë dalë 58 për qind të qytetarëve me të drejtë vote, ndërsa janë numëruar 97 për qind të fletë votimeve.

Sipas rezultateve jo të plota zyrtare të DIP, Grabar-Kitaroviç do të bëhet presidentja e parë në historinë e Kroacisë.