fbpx

Maqedonia, Austria, Kroacia, Serbia dhe Sllovenia nesër do të merren vesh për refugjatët

-

Drejtorët e policive të Austrisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe Serbisë nesër do të arrijnë në vend për takim me drejtorin e Byrosë së sigurimit publik (BSP) Gorançe Savovski ku tema kryesore pritet të jetë gjendja e krizës së refugjatëve.

Siç njoftojnë nga MPB në takim do të merr pjesë edhe sekretarja shtetërore për punë të brendshme, Anastasia Ilieska.

Pas takimit të caktuar nesër më ora 9, drejtorët e policisë do të japin deklaratë të përbashkët për mediumet.

Nga MPB nuk njoftojnë nëse në takim do të dakordohen masat dhe mekanizmat e ri rreth rregullimit të qarkullimit të emigrantëve nëpër vend nga ruta e Ballkanit.

Burime të “Meta”  jozyrtarisht thonë se bëhet fjalë për koordinim i policive të pesë shteteve rreth përgatitjeve që BE po i ndërmerr para fluksit të refugjatëve që pritet këtë pranverë dhe që do të ketë përmasa serioze.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.