Maqedoni Hojt Ji përsëriti thirrjen që të zbardhet rasti “Puçi”

Hojt Ji përsëriti thirrjen që të zbardhet rasti “Puçi”

Zëvendës- ndihmësi sekretari shtetëror amerikan, Hojt Hi përsëriti thirrjen deri tek autoritetet e vendit që të menaxhojnë çështjen e përgjimeve si dhe thirrjen deri tek opozita që të kthehet në kuvend, njofton  „24 Vesti” .

“I mbështetim aspiratat e Maqedonisë për anëtarësi në NATO dhe BE. I bëjmë thirrje qeverisë të menaxhoj çështjen e përgjimeve duke treguar përkushtim ndaj parimeve euro- atlantike. Me qeverinë e re në Athinë, i nxisim të dy palët që të arrijnë zgjidhje të pranuar rreth kontestit me emrin” deklaroi Ji në seancën e Komisionit për punë të jashtme në Dhomën përfaqësuese amerikane.