Maqedoni Hisni Shaqiri: Pushteti organizon aksion policor që të mbulojë aferat

Hisni Shaqiri: Pushteti organizon aksion policor që të mbulojë aferat

Ish deputeti Hysni Shaqiri, thotë se aksioni i sotëm i MPB-së  lidhur me bashkëpunëtorët e terrorist nga Lagjja e Trimave, nuk shkon në favor të marrëdhënieve ndëretnike.

– Pushteti  për të mbuluar aferat e korrupsionit gjithmonë organizon aksione policore. Vetëm nuk e kam të qartë pse gjithmonë shqiptarët duhet të jenë viktima. Duhet të jemi të vetëdijshëm dhe mos biem pre e proceseve të dështuara politike të Qeverisë. Është koha kur situatën duhet ta marrin në dorë njerëz të përgjegjshëm. Shqiptarët të mos jenë viktimë e proceseve të montuara, shqiptarët e duan paqen dhe sigurinë në vend- thotë Shaqiri.