Maqedoni Hashim Thaçi: Ivanov me këtë vendim fundosi demokracinë, duke injoruar vullnetin e...

Hashim Thaçi: Ivanov me këtë vendim fundosi demokracinë, duke injoruar vullnetin e popullit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në profilin e tij në Facebook si reagim ndaj vendimit të presidentit Gjorge Ivanov mbrëmë të mos e jep mandatin për formimin e Qeverisë, shkroi se ngjarjet politike në Maqedoni janë shqetësuese dhe se Maqedonia po humb domethënien e shtetit funksional pa të drejta të barabartë të shqiptarëve.

“Zhvillimi i ngjarjeve politike në Maqedoni është shumë shqetësues. Presidenti Ivanov abuzoi me Kushtetutën dhe ligjet në qasjen e tij armiqësore e antishqiptare, që përbëjnë një të tretën e qytetarëve të këtij shteti. Me vendimin e tij, presidenti Ivanov varrosi demokracinë, duke mos njohur vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe ligjet, si dhe varrosi Marrëveshjen e Ohrit. Shqiptarët në Maqedoni janë popull shtetformues dhe Maqedonia duhet të jetë shtet i të gjithë qytetarëve të saj. Pa të drejta të barabarta të shqiptarëve në Maqedoni, humb kuptimi i funksionimit të shtetit të Maqedonisë. Në fund, shqiptarët duhet të marrin fatin e të drejtave të tyre në duart e veta”