Maqedoni Han: Preferoj zgjidhje konsensuale nga të gjitha partitë rreth datës së zgjedhjeve

Han: Preferoj zgjidhje konsensuale nga të gjitha partitë rreth datës së zgjedhjeve

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han në njoftimin për opinion, thotë se preferon zgjidhje konsensuale për datën e zgjedhjeve nga të gjithë partitë.

“Vërejta vendimin e miratuar sot që të zbatohen zgjedhjet e parakohshme zgjedhore më 24 prill, siç parashihet në Marrëveshjen e Përzhinos. Por, siç përmenda më herët, unë preferoj zgjidhje të njëzëshme nga të gjitha partitë. Tani është e rëndësishme që të faktorët në vend të kujdesen që të ketë zgjedhje korrekte sipas standardeve demokratike. Që të bëhet kjo, duhet të intensifikohet punë urgjente përgatitore në veçantë për pastrimin e listës zgjedhore”.

Edhe krahas mossuksesit që të gjendet marrëveshje e përbashkët për datën e zgjedhjeve, unë pres nga partitë politike të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive dhe t’u përmbahen obligimet sipas marrëveshjes politike të qershorit dhe korrikut” shton Han në njoftim.