Maqedoni Han: Paralmenti Evropian kërkon zgjidhje për Maqedoninë

Han: Paralmenti Evropian kërkon zgjidhje për Maqedoninë

Komisioni Evropian ofron mbështetje dhe përpiqemi t’i sigurojmë të gjitha kushtet për hetim të pavarur në Maqedoni, porositi nga Beogradi euro-komisari për zgjerim, Johanes Han.

“Kjo situatë është shumë serioze dhe e rrezikshme. Anëtarët e KE tentojnë të bisedojnë për zgjidhje mes palëve të involvuara në konflikt. Patjetër duhet të ketë hetim, nga njëra anë përgjegjësi penale ndërsa nga ana tjetër përgjegjësi për skandal politik, kështu që është e nevojshme opozita të kthehet në Kuvend menjëherë, atje të ketë komitet ekzekutiv që do të punoj në zgjidhjen e rastit. Pavarësisht nga përgjegjësia politike, drejtësia duhet ta çoj këtë rast deri në fund. Si KE, ne këtë mbështetim dhe përpiqemi t’i sigurojmë të gjitha kushtet për hetim të pavarur. Përgjegjësit në vend duhet të merren me këtë, por si ta bëjnë këtë, duhet të jetë kjo në përputhje me rregullat evropiane” deklaroi Han.