Maqedoni Hajndël: Dalja nga kriza politike gjendet në Marrëveshjen e Përzhinës

Hajndël: Dalja nga kriza politike gjendet në Marrëveshjen e Përzhinës

Ka dalje për krizën politike, dhe ky është lajmi i mirë. Është këtu marrëveshja. Principet dhe rregullat janë itinerar për demokraci dhe euro integrime. Ka marrëveshje  Lajmi i keq është se procesi është bllokuar, derisa koha po kalon. Vlerësimi im është se Marrëveshja e Përzhinos duhet të riafirmohet, sepse garanton kornizë për procesin dhe përparim në proceset euro-atlantike. Kështu tha i dërguari special nga Gjermania diplomati Johanes Hajndëll, pas vizitës dy ditore në Maqedoni dhe takimet e tij me krerë të institucioneve më të larta në vend dhe liderë partiak.

“Vlerësimi im është se Marrëveshja e Përzhinës duhet të riafirmohet sepse siguron kornizë për procesin e reformave të cilat janë të rëndësishme për dalje nga kriza dhe progresin drejt rrugës euro- atlantike” tha Hajndël.

Ambasadori Hajndël përmendi tre pika që duhet zbatuar pa anulim.

“E para, partitë ta bëjnë atë që duhet bërë, për zgjedhje fer dhe demokratike. E dyta, Prokurorisë Speciale Publike t’i mundësohet punë pa obstruksione dhe e treta, partitë të vazhdojnë dialogun pa anulime. Është e nevojshme që liderët e partive politike ta vendosin interesin shtetëror si parësor dhe t’i prijnë zhvillimit të shtetit dhe t’i realizojnë reformat”, nënvizoi Hajndël.

Ambasadori nuk dëshiroi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve. Ai tha se ka pasur bisedime frytdhënëse me liderët e katër partive politike, me presidentin Gjorgje Ivanov dhe ministrin e jashtëm, Nikolla Poposki. Ai edhe njëherë përshëndeti vendimin e presidentit për tërheqjen e plotë të faljes.