Maqedoni Gruevski: Zaev dëshiron të vijë në pushtet përmes krizës

Gruevski: Zaev dëshiron të vijë në pushtet përmes krizës

Zoran Zaev me publikimin e materialeve të krijuara, ka falsifikuar vullnetin e qytetarëve, të cilët me diferencë prej 200 mijë vota votuan për VMRO DPMNE-në, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski në lëshimin në përdorim të palestrës sportive në SH.F “Mustafa Kemal Ataturk” në Plasnicë.

I pyetur për regjistrimin nga kabineti i tij që dje u publikua në internet, Gruevski tha se Zaev para zgjedhjeve ka qenë i vetëdijshëm se LSDM do të humb bindshëm nga anketat që vet i ka porositur dhe se kjo do të jetë me mbi 150 mijë vota epërsi.

-Ata që merren me anketa ndërsa politikanët merren mjaft, saktë e dinë se çfarë do të thotë epërsi prej 7 apo 8%. Kjo tregon se gjatë tërë periudhës së fushatës, kreu i LSDM ka publikuar gënjeshtra se janë në epërsi, se janë afër, se jemi baras, se do të fitojnë dhe se prej 27 prillit LSDM do të merr pushtetin. Faktikisht, ata e kanë ditur se do të humbin me epërsi të madhe dhe gjatë tërë kohës kanë aktruar dhe gënjyer. Atë që e bën Zaev, mua më duket si shkolla e vjetër e Brankos: të vihet në pushtet përmes krizës- tha Gruevski.