Në tubimin popullor të VMRO DPMNE në Prilep, lideri i partisë Nikolla Gruevski paralajmëroi dy investime dhe 350 punësime të reja.
“Të lajmëroj për kompaninë gjermane “Akomplast” e cila do të hap fabrikë për prodhimin e komponentëve për industrinë automobilistike, me investim fillestar prej disa milion eurove dhe 250 investime. Të punësuarit e parë këtë muaj do të dërgohen në përsosje në kompaninë amë në Gjermani”, theksoi Gruevski.
Investimi i dytë është i kompanisë italiane “Bizzi&Buzzi” që do të prodhoj trupa ndriçues që në fillim do të punësoj 50 persona ndërsa pas 2 viteve edhe mbi 100 tjerë.
Ai paralajmëroi edhe ndërtimin e rrugëve të reja, rrjet të kanalizimi dhe ujësjellësit në këtë rajon si dhe rinovimin e stacionit hekurudhor në Prilep, por edhe ndërtimin e 75 banesave sociale.
Kryeministri gjithashtu shtoi se pushimi i lindjes te gratë me dy ose tre fëmijë prej 12 do të zgjatet në 15 muaj.