Maqedoni Gruevski u takua me Vuçiqin

Gruevski u takua me Vuçiqin

Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe të Serbisë sot në Shkup do të mbajnë seancë të përbashkët në të cilën do të kryesojnë kryeministrat e dy vendeve Nikolla Gruevski dhe Aleksandar Vuçiq.

Në seancën e përbashkët duhet të shqyrtohen shumë çështje nga interesi bilateral, ndërsa është paraparë nënshkrim edhe i disa marrëveshjeve ndërqeveritare. Pritet që të bëhet fjalë edhe për integrimin evropian të dy vendeve, për bashkëpunimin rajonal për përparimin e marrëdhënieve ekonomike, për rritjen e këmbimit tregtar, si dhe për projektet e përbashkëta infrastrukturore.
Përveç seancës së përbashkët plenale, është paraparë që kryeministrat Gruevski dhe Vuçiq të kenë edhe tet-a-tet takim, si dhe deklaratë të përbashkët për mediat.