Maqedoni Gjykata Kushtetuese nuk nis procedurë, mandati i kryetarëve të komunave skadon më...

Gjykata Kushtetuese nuk nis procedurë, mandati i kryetarëve të komunave skadon më 15 maj

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme mori vendim që mos të nis procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nismave me të cilat kërkoheshin ndryshime në Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe në Kodin zgjedhor për vazhdimin e mandatit të kryetarëve dhe këshillave të komunave.

Kjo do të thotë që ligjet aktuale ngelin në fuqi gjegjësisht kryetarëve dhe këshillave të komunave mandatet u skadojnë më 15 maj.

Për vendimin që mos të niset procedurë për nismat, gjykatësit kushtetues kanë votuar në mënyrë meritore gjegjësisht njëzëri e kanë marrë vendimin që mos të nisin procedurë sepse rregullimi i ligjit nuk bie në kompetencë të Gjykatës kushtetuese, por në kompetencë të ligjvënësit gjegjësisht Kuvendit.

Ky ishte edhe qëndrimi i gjykatëses Elena Gosheva, e cila është gjykatëse- informuese për këto nisma të cilat u ngritën nga Ministria e vetëqeverisjes lokale dhe nga Kongresi Botërorë Maqedonas.