Maqedoni Gjykata kushtetuese dha “vizën” për faljen e krimit zgjedhor

Gjykata kushtetuese dha “vizën” për faljen e krimit zgjedhor

Gjykatat kushtetuese në seancën e sotme shfuqizuan ndryshimet e Ligjit për falje nga viti 2009-të, me çka iu dha mundësia presidentit të shtetit që të fal pedofilë, dilerë droge dhe persona të dënuar për mashtrim zgjedhor, mësohet jozyrtarisht.

Gazetarët tanimë janë grumbulluar para Gjykatës, ku së shpejti pritet të ndodh konferenca e shtypit ku pritet zyrtarisht të konfirmohet informacioni.

Qytetarët që dje dhe sot në mëngjes protestuan para Kushtetueses tanimë janë larguar. Tendat para gjykatës janë të zbrazëta, por edhe më tej vërehet prezencë e shtuar e policisë.