Maqedoni Gjykata hedh poshtë “bombat” si dëshmi dhe dëshmitarin e mbrojtur kundër Gruevskit...

Gjykata hedh poshtë “bombat” si dëshmi dhe dëshmitarin e mbrojtur kundër Gruevskit dhe Janakieskit

Gjykatësja Tatjana Mihajlova njëherë edhe u.d kryetare e Gjykatës Penale, refuzoi që një pjesë e bisedave të përgjuara apo “bombat” dhe dëshmimi i dëshmitarët të mbrojtur të përdoren si prova në procesin gjyqësor që PSP e zhvillon kundër Nikolla Gruevskit, Mile Janakievskit, Daniela Rangelovës dhe 11 të akuzuar të tjerë për dhunë para Komunës Qendër nga qershori i vitit 2013-të.

Mihajlova sqaroi se në pajtim me Ligjin për procedurë penale dhe Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, nuk parashihet në këtë rast për dunë të shfrytëzohet dëshmitari i mbrojtur ndërsa për “bombat” arsyetimi ishte se ato janë marrë në mënyrë joligjore dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet të cilat garantojnë të drejtët e njeriut si dhe konventat ndërkombëtare.

Avokati Dodevski pas përfundimit të seancës deklaroi se ka qenë i shokuar nga ajo që PSP ka propozuar aq “dëshmi joligjore”. Ai edhe gjatë seancës theksoi se dëshmitari i mbrojtur mund të shfrytëzohet vetëm në raste kur ka vepra të rënda penale ndaj shtetit, njerëzimit dhe krim të organizuar ndërsa në këtë rast ligjet nuk lejojnë që të shfrytëzohet dëshmitari i mbrojtur.

Ndryshe, në vend që seancë kryesor sot u mbajt seancë përgatitore. Ndaj kësaj reagoi prokurorja Fetai, e cila tha se sipas ftesës që e kanë pranuar, ata janë përgatitur për seancë kryesore e jo për seancë përgatitëse ku do të diskutohet për listën e provave dhe për këtë nuk i kanë sjellë provat origjinale.

Seanca e radhës është caktuar për 22 shkurt.