Maqedoni Fshihen disa “bomba” të LSDM-së nga Youtube

Fshihen disa “bomba” të LSDM-së nga Youtube

Shtatëmbëdhjetë “bomba” deri më tani janë fshirë nga kanali zyrtar i LSDM-së në Youtube ndërsa në pjesën më të madhe të tyre, sipas LSDM-së, dëgjohet zëri i ish kryeministri Nikola Gruevski, njofton “A1on”.

Në “bombat” fshira shkruan se një kompani me emrin “OMD Network” ka kërkuar të drejta autoriale, dhe për këtë përmbajtja është larguar.

Nga kanali i LSDM-së, janë larguar “bombat” për vdekjen e Nikola Mladenovit, bisedë që sipas LSDM-së, dëgjohet se Sasho Mijalkov qëndron pas kompanisë SGS, “bomba” ku sipas LSDM-së, dëgjohen Gruevski dhe Ali Ahmeti se si merren vesh për “Ligjin e branitelave”, për çka Wikileaks më vonë publikoi dokument, më pas për trojet që sipas LSDM-së, Gruevski i ka blerë në Vodno, biseda ku LSDM akuzon se dëgjohet se si VMRO DPMNE kurdis zgjedhjet, përgjon gazetarë dhe shumë tjerë.

Nga LSDM thonë se nuk janë të njoftuar me largimin e “bombave”.

“Supozimi ynë është se denoncimi i tillë mund të bëj dikush të cilit i pengojnë bombat, gjegjësisht VMRO DPMNE, mirëpo Nikola Gruevski s’mund të ik nga e vërteta, dhe sa të dojë le t’i fshij bombat nga kanali i Youtube-s”, tha për “A1on” zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Megjithatë, “bombat” mund të gjenden në disa ueb faqe dhe mediat të internetit, regjistrime audio apo transkripte si për shembull në „Вистиномер“ (Vërtetmatës).