Maqedoni Fillojnë bisedimet në Përzhinë, partitë e rezervuara

Fillojnë bisedimet në Përzhinë, partitë e rezervuara

“Për marrëveshje jemi këtu” deklaroi Artan Grubi nga BDI para fillimit të bisedimeve të sosmte për zgjidhjen e krizës në vend.

Në pyetjen e “Meta” nëse sot presin zgjidhje, zv- kryetarja e LSDM-së, Radmila Sheqerinska, vetëm shkurtë tha “Do të shohim”.

Imer Aliu nga PDSH dhe Nikolla Todorov nga VMRO DPMNE fare nuk deshën të përgjigjen.

Para se të arrijnë përfaqësuesit e grupeve të punës, në rezidencën e BE-së në Përzhinë arritën ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në Maqedoni, Aivo Orav dhe Xhes Bejli.

Ndryshe, në takimin e sotëm pritet të bisedohet për kompetencat e ministrit të brendshëm në qeverinë kalimtare, për të cilin LSDM dhe VMRO DPMNE kanë qëndrime të kundërta.