Ekonomi Euro- obligacioni i ofruar në bursat botërore- norma e interesit do të...

Euro- obligacioni i ofruar në bursat botërore- norma e interesit do të jetë 5%

Maqedonia e ofroi euro- obligacionin në bursat botërore ndërsa norma e interesit do të jetë 5%, shkruan “Reuters”.

Euro- obligacioni ka afat kthimi prej 7 viteve ndërsa si banka kryesore që menaxhojnë me shitjen e emisionit janë “City Group”, “Dojçe Banka”, “Erste Group” dhe “Society General”.

Rejtingun momental që Maqedonia e ka si shtet është BB- sipas “Standard&Purs” dhe rejtingun BB+ sipas “Fitch”.,

Një numër i madh i partive politike, biznesmenë dhe ekspertë kanë paralajmëruar se huamarrja do të jetë dështim për ekonominë e vendit.