Sport Enrike : Nuk planifikojmë ardhmëri pa Mesin

Enrike : Nuk planifikojmë ardhmëri pa Mesin

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrike deklaroi se katalonasit në asnjë moment nuk kanë planifikuar të ardhmen pa sulmuesin Lionel Mesi.

Mesi pas deklaratës se nuk i shkon në mend të largohet nga Barcelona, në dhënien e çmimit “Topi i Artë” deklaroi se nuk e di ku do të luaj vitin e ardhshëm.

Enrike thekson se beson që Mesi do të luaj në Barcelonë edhe në vitet e ardhshme.

-Këtë e duan të gjithë tifozët, nuk planifikojmë ekip pa Mesin- tha Enrike.

Spekulimet për largimin eventual të Mesit nga skuadra u paraqitën pasi në opinion doli lajmi për grindjen e tij me trajnerin Enrike.

Mesi ishte në bankinë gjatë disfatës shokuese të ekipit të tij kundër Sociedad prej 1-0, pas çka ai ditët e ardhshëm nga revolti, edhe pse formalisht theksoi se në bankinë ka qëndruar për shkak të problemeve me stomakun, gjoja, ka refuzuar të vijë në trajnim.