fbpx

Pjuol braktisi Barcelonën

-

Karles Pujol jep dorëheqje nga posti ndihmës operuesit në klubin e Barcelonës, me çka shoqëron Andoni Zubizareta, i cili gjithashtu u largua nga posti drejtor sportiv i kësaj skuadre.

-Dua të njoftojë se vendosa të heq dorë nga lidhshmëria ime me Barcelonën. Këto tre muaj e gjysmë pashë se si punon ekipi nga një tjetër prizëm. Kam mësuar shumë dhe për këtë jam i falënderuar. Dua të përparoj në periudhën e ardhshme në këtë që e punoj dhe shpresoj që një ditë mund të kthehem në Barcelonë dhe të shpaguaj për çdo gjë që më ka ofruar klubi gjithë këto vite të paharruara. Do të ishte më mirë të përshëndetem në mënyrë pak më të mirë, por disa gjëra në jetë nuk dalin siç presim. I falënderoj të punësuarit, drejtorët, kryetarit dhe të gjithëve që më ndihmuan të përparoj në rolin tim të ri. Kuptohet falënderimi më i madh shkon për tifozët, të cilët çdoherë më kanë ofruar mbështetje të madhe si lojtar, por edhe tani si lojtar i pensionuar në Barcelonë. Viva Barca- kishte shkruar Pujol në profilin e tij zyrtar në Facebook.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.