Maqedoni BDI: Asani nuk është anëtar i partisë sonë dhe vrasja e tij...

BDI: Asani nuk është anëtar i partisë sonë dhe vrasja e tij nuk lidhet me ngjarjet në Kumanovë

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar vrasjen e Argëtim Hasani. Sipas MPB-së, ai është qëlluar nga një makinë tip “Golf” në lëvizje, pranë Hotel Drim në Strugë.

Ndërkohë ka ardhur edhe një reagim nga BDI-ja, e cila dënon vrasjen dhe mohon se viktima ka qënë pjesë e strukturave të partisë. Sipas të dhënave të para, i arrestuari ka mohuar ta ketë sulmuar Asanin, por nga policia nuk zbulojnë motivin e vrasjes.

Asani mbante postin e zv/drejtorit të Drejtorisë së të ardhurave publike.