Maqedoni Dimitriev: Kjo qeveri është politike e jo teknike

Dimitriev: Kjo qeveri është politike e jo teknike

Qeveria aktuale është politike e jo teknike sepse nuk ka datë për mbajtjen e zgjedhjeve, deklaroi kryeministri Emil Dimitriev, gjatë vizitës së sotme të Agjencisë për bujqësi dhe zhvillim rural.

Dimitriev tha se qeveria teknike për organizimin e zgjedhjeve, sipas Ligjit, formohet 100 ditë para zgjedhjeve ndërsa qeveria e tanishme politike fokusohet drejt zbatimit të programit për të cilin është zgjedhur.

“Nuk e di pse përdoret termi qeveri teknike. Ligji është shumë i qartë- qeveri teknike gjegjësisht qeveri për organizimin e zgjedhjeve formohet 100 ditë para zgjedhjeve. Në periudhën para dhe më pas funksionon si qeveri politike, e përqendruar në realizimin e programit për të cilin e ka marrë mandatin” deklaroi Dimitriev.