Kronikë Një vajzë nëntë vjeçare humb jetën në mes flakëve në Çair

Një vajzë nëntë vjeçare humb jetën në mes flakëve në Çair

“Mbrëmë rreth orës 23:30 minuta në rrugën “Emin Duraku” nga shkaqe të panjohura deri tani, ka shpërthyer zjarr në banesë, si pasojë e të cilit ka vdekur një vajzë 9 vjeçare. Lëndime nga zjarri kanë marrë gjithashtu edhe 4 persona të tjerë të cilët janë transferuar në Spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për kurim. Nga  Sektori i Punëve të Brendshme është dal në vendin e ngjarjes, është marr materiali i cili do të dërgohet për ekspertizë dhe po punohet për zbardhjen e rastit”, informojnë nga , Ministria e Brendshme.