Kronikë Një fëmijë emigrant është goditur nga rryma në Gjevgjeli

Një fëmijë emigrant është goditur nga rryma në Gjevgjeli

Një fëmijë 12 vjeç, shtetas i Afganistanit dje është goditur nga rryma në stacionin hekurudhor në Gjevgjeli ku ka vagonë të ndryshëm në rezervë.
“Kryqi i kuq menjëherë fëmijën e ka dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Gjevgjeli për t’i dhënë ndihmën përkatëse shëndetësore. Personi ka qenë në shoqërinë e prindërve dhe pas prononcimit të tyre të njëjtit nuk e kanë hetuar se si ka ardhur deri tek goditja e rrymës” njoftojnë nga MPB-ja.