Maqedoni Sot takim i ri liderësh- mision i pamundur

Sot takim i ri liderësh- mision i pamundur

Takimi i sotëm i katërshes politike: Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, pritet të japë verdiktin final për atë se çka parasheh dhe si do të vendoset për  periudhën e  tranzicionit deri në zgjedhjet e prillit të vitit 2016, ashu siç u dakorduan më herët liderët në fjalë.

E përballur me presionin vendor dhe sidomos atë ndërkombëtar, qeveria Gruevski është pajtuar me kërkesat e opozitës, të cilat në të njëjtën kohë paraqesin dhe konstatime të Këshillit të BE-së të pasqyruara në rekomandimet e raportit të Rajnhard Pribes, i cili ishte i stërmbushur me nota negative; por problem kryesor  në negociatat e sotme që do të zhvillohen mes katër liderëve politik, do të jetë dorëheqja e kryeministrit Nikolla Gruevski, gjë për të cilën ka kohë që insiston opozita maqedonase.

Në takimin e sotëm nuk do të jetë euro- komisari Johanes Han, por paralajmëroi se do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me liderët e partive.