Maqedoni Debati për TVM-në përçau gazetarët

Debati për TVM-në përçau gazetarët

Në momente me ton të lartë dhe krejtësisht qëndrime të kundërta kaloi debati i sotëm me temë “Çfarë servisi publik i duhet R. së Maqedonisë”, i organizuar nga ShGM.

Për anëtarët e SHGM-së, TVM është servis joprofesional publik që nuk është në interes të qytetarëve ndërsa për redaktorët e këtij televizioni, ato janë objektiv dhe profesional. Megjithatë, në fund gazetarët u morën vesh debatin e ardhshëm ta organizojnë në televizionin maqedonas.

Sipas kryetarit të SHGM-së, Naser Selmani, servisi publik duhet të jetë shtyllë e informimit.

“SHGM do të kundërshtoj çdo vendim për involvim politik në servisin publik. Njoftimi i prokurorisë për bisedat e përgjuara është absurd. I inkurajojmë kolegët t’i respektojnë standardet profesionale”, tha Selmani.

Për kryeredaktorin dhe redaktorin përgjegjës të TVM1, Dimitar Ratajkovski, servisi publik nuk është vetëm program informativ.

“Shumë është lehtë të kritikohet e të mos kihet fytyrë për këtë. Tre vitet e fundit, jo vetëm që arritëm të dalim në sipërfaqe, por edhe ta marrin vendim udhëheqës në hapësirën mediatike. Servisi publik duhet t’i mbroj interesat shtetërore sepse është formuar nga shteti. Neve nuk na intereson rejtingu sepse ne përveç që informojmë, gjithashtu edukojmë dhe argëtojmë”, tha Ratajkovski.

Drejtori i Agjencisë për shërbime audio dhe audio vizuale, Zoran Trajevski tha se TVM informon për të gjitha ngjarjet në vend, por jo edhe për bisedat e përgjuara sepse kjo është kundër- ligjore. Ai theksoi se ka pritur reagim nga ShGM pas ndalimit të një emisioni në televizionin Alsat M. Gjithashtu, Trajçevski konsideron se protestat para TVM-së janë presion serioz ndaj mediumit.

Gazetari Sasho Ordanovski kërkon redaktorët e TVM menjëherë të japin dorëheqje.

“Ne kemi ekip që është në anën e Latas. Momentalisht, ata shkelin disa nene nga Ligji për servis publik. Janë skandaloz pazarllëqet morale të Goran Petrevskit, i cili ishte mysafir i Latasit, e shikonte me vëmendje të madhe, deklaroi Ordanovski.

Menjëherë i replikoi Goran Petreski, kryeredaktori i programit informativ të TVM-së, i cili tha se ai është vetëm gazetar ndërsa Ordanovski çdoherë ka dashur të shoqërohet me politikan.

“Jam i hutuar dhe i shqetësuar pse SHGM nuk reagon ndaj linçit që po ushtrohet ndaj meje me muaj. Nuk doja të përgjigjen ndaj ofendimeve sepse jam mirë i edukuar. Nuk më intereson për anijen që po fundoset sepse unë kam qenë gazetar çdoherë dhe nuk kam mik asnjë politikan”, nënvizoi Petrevski.