Bota Çeku i vuri flakën vetes në mes të Pragës

Çeku i vuri flakën vetes në mes të Pragës

Mbrëmë  një burrë i moshës mesatare u lye me benzinë dhe i vuri flakën vetes në sheshin Vaclavski në Pragë, njoftojnë mediat çeke.

-Bëhet fjalë për një pacient 56 vjeçar të spitalit psikiatrik i cili ka dalë për shëtitje, por nuk u kthye në spital. Vetë është ndezur, askush nuk e ka ndihmuar, lajmëroi zëdhënësi i policisë çeke, tomash Hulan, duke shtuar se personi i është nënshtruar plagëve.

Nuk dihet se përse është përpjekur t’ia marrë vetes jetën, por policia në çantën e tij ka gjetur porosi, përmbajtja e së cilës tani për tani nuk zbulohet.