Maqedoni Ambasada bullgare  mori regjistrimet nga bisedat e përgjuara 

Ambasada bullgare  mori regjistrimet nga bisedat e përgjuara 

Ekzistojnë regjistrime të bisedave telefonike të përgjuara të ambasadorëve të Bullgarisë në Maqedoni, ka pohuar në intervistën e agjencisë bullgare “Fokus”, lideri i LSDM-së opozitare, Zoran Zaev.

Sipas Zaevit, të gjitha regjistrimet e diplomateve, personalisht u janë dorëzuar në dorë.

Zaevi ka bërë me dije se regjistrime i janë dorëzuar edhe disa ambasadave dhe ambasadorëve. Ambasadat të cilat kanë qenë të përgjuara, ndërsa ka pasur dhe ndërrim të ambasadorëve regjistrimet u janë dorëzuar që të dy ambasadorëve.