Ekonomi Bogov: Në periudhë afatgjate kriza politika me ndikim negativ në ekonomi

Bogov: Në periudhë afatgjate kriza politika me ndikim negativ në ekonomi

Në javën e parë të muajit maj do t’i publikojmë projeksionet e rritjes ekonomike për vitin 2015. Ende punojmë në to dhe nuk është e caktuar nëse do të mbesin në nivel të njëjtë ose do të shkojmë diçka më lart ose më poshtë, paralajmëroi guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM) Dimitar Bogov. “Kushtet të cilat deri tani i shqyrtuam dhe të cilat janë si impute në projeksionet tona nuk kanë ndryshuar shumë dhe nga projeksioni i tetorit kur parashikuam rritje të ekonomisë prej 4,1 për qind në vitin 2015. Te imputet eksterne madje ka edhe përmirësime, sepse tani ka pritje më të mira për rritjen e ekonomisë evropiane, ndërsa ajo është imput shumë i rëndësishëm për prodhimet tona dhe eksportin”, tha Bogov