Korrespondentë Arsimtarët e Manastirit : Kush bëri puç me ndërprerjen e grevës?

Arsimtarët e Manastirit : Kush bëri puç me ndërprerjen e grevës?

Kush e bëri puçin në grevën e SAShK-ut është dilema kryesore e një pjese të arsimtarëve të Manastirit, pas ndërprerjes së grevës. Arsimtarët nga shkolla e mesme teknike “Gjorgji Naumov” në Manastir, të cilët prej ditës së parë të grevës ishin solidar, sot janë të revoltuar për shkak të pyetjeve të papërgjegjshme nga ana e SASHK-ut. Pse SASHK ndërpreu grevën ndërsa grevistët për këtë kuptuan nga televizioni?

-Ndërprerjen e grevës e kuptojmë si puç, ose thjeshtë, ndjehemi të mbiluajtur sepse fare nuk ishim të njoftuar me vendimin e SAShK se prej sot vazhdon procesi arsimor. Si mundet për ndërprerjen e grevës të na informojnë nga televizioni. Pikërisht sindikalistët e SAShK-ut na bindnin se për çdo vendim në fillim do të informohet baza, e më pas, nëse ajo pajtohet, do të merren hapa të mëtutjeshme. Si mundet tani përnjëherë mos të jemi të rëndësishëm dhe askush nuk na informon për ndërprerjen. A është kjo e drejtë që na bëhet neve? – thonë profesorët nga Manastiri.

Sot në Manastir nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme vijojnë procesin arsimor.

-Në orën 8 janë thirrur organizatat sindikale nga Manastiri dhe u është dorëzuar kontrata mes SASHK-ut dhe MASH-it, ku janë theksuar gjendje të caktuara të cilat përforcojnë fuqinë biseduese të SAShK-ut- thotë Fançe Joshevska, kryetare e zyrës rajonale të SAShK në Manastir.

Anëtarët e SAShK nga Manastiri kërkojnë kryetari Jakim Nedelkov, të del në televizion dhe publikisht të njoftoj për opinionin pse e ka ndërprerë grevën pa u konsultuar me bazën.

A.B