Maqedoni Bejl: Maqedonia fitoi

Bejl: Maqedonia fitoi

Liderët i vendosën interesat e qytetarëve para interesave të tyre partiake, tha ambasadori amerikan Xhes Bejli, duke përshëndetur marrëveshjen e arritur për dalje nga kriza politike.

“Maqedonia fitoi. Dua t’i lëvdoj liderët që arritën marrëveshje mbrëmë dhe i vendosën interesat e qytetarëve para interesave të tyre partiake. Marrëveshja do të thotë shumë punë dhe përmbushjen e dispozitave që do ta shtyjnë Maqedoninë drejt BE-së dhe NATO-s” deklaroi Bejl.

Ambasadori amerikan përshëndeti përpjekjet e euro- komisarit për zgjerim, Johanes Han dhe përfaqësuesve tjerë të BE-së që ndihmuan në tejkalimin e krizës.