Maqedoni BEG: Normalizohet furnizimi me energji për ngrohje, por ende po punohet në...

BEG: Normalizohet furnizimi me energji për ngrohje, por ende po punohet në rregullimin e defektit

Ekipet e “Balkan Enerxhi” sot kanë normalizuar dërgimin e energjisë për ngrohje për konsumatorët në pjesën qendrore të qytetit dhe pjesë të komunës Karposh, por ende punojnë në rregullimin e defektit.

Prej atje thonë se konsumatorët nga këto pjesë të Shkupit, ngadalë gjatë natës do të kenë furnizim normal të ngrohjes.

“Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për defekt më të madh në rrjetin e furnizimit, ekipet e “Balkan Enerxhi” do të qëndrojnë në terren dhe gjatë natës do të punojnë në evitimin e plotë të defektit që të normalizohet furnizimi me ngrohje” thuhet në njoftimin e tyre ku shtojnë se për informacione shtesë konsumatorët mund të drejtohen në numrin (02) 3076 200.

Për shkak të defektit, një pjesë të rrjetit furnizues, sot pasdite kishte ndërprerje të energjisë për ngrohje për një pjesë të konsumatorëve në pjesën qendrore të Shkupit dhe komunën Karposh.