Maqedoni BDI kërkon të falurit t’i shkruajnë Ivanovit ndërsa ai menjëherë të tërheq...

BDI kërkon të falurit t’i shkruajnë Ivanovit ndërsa ai menjëherë të tërheq vendimin

BDI sot pasdite përmes njoftimit përshëndeti miratimin e ndryshimeve të Ligjit për falje në Kuvend dhe kërkoi nga personat e falur që të kërkojnë nga presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov që të tërheq vendimin.

Nga kjo parti shtojnë se me saktësi do të punojnë në reformimin e institucioneve në përputhje me pritjet e komunitetit të huaj dhe u bëjnë thirrje partive parlamentare që në “mënyrë konstruktive të ndihmojnë procesin e komplikuar reformues për të ardhur deri në zgjedhje të besueshme dhe gjithëpërfshirëse”.