Maqedoni BDI ka publikuar bartësit e listave, Ahmeti do të garoj në njësinë...

BDI ka publikuar bartësit e listave, Ahmeti do të garoj në njësinë e gjashtë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot ka publikuar emrat e bartësve të listave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Nga kjo parti njoftojnë se këshilli i përgjithshëm i BDi-së ka miratuar propozimin e kryesisë qendrore, kështu që kreu i partisë Ali Ahmeti do të jetë bartës i listës në njësinë e gjashtë zgjedhore, Artan Grubi do të jenë në njësinë e parë, Ejup Halimi në të dytën, Nafi Durmishi në të tretën, në njësinë e katërt do të jetë Artin Spahiu, në të pestën Agim Shaqiri ndërsa Xhevdet Spahiu do të garoj për vota në njësinë e shtatë zgjedhore.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka përshëndetur vendimin e Këshillit dhe ka shprehur bindjen se këto kandidatë do të japin kontributin e tyre gjatë fushatës dhe si anëtarë të përbërjes së ardhshme të Kuvendit.