Maqedoni Anulohet gjykimi i Mariglen Demirit, seanca e ardhshme më 24 janar

Anulohet gjykimi i Mariglen Demirit, seanca e ardhshme më 24 janar

Seanca e sotme kundër anëtarit të së Majtës dhe kandidat për deputet, Mariglen Demiri është anuluar dhe seanca është ri- caktuar për më 24 janar vitin e ardhshëm.

Gjykatësja Dobrila Kacarska nga Gjykata Themelore Shkupi 1 anuloi seancën pasi përfaqësuesja e Prokurorisë shtetërore vonë ka dorëzuar vlerësimin për dëmin material nga thyerja e dritareve të zyrës së presidentit, Gjorgje Ivanov.

“Shkresën nga Prokuroria shtetërore e keni dorëzuar madje mbrëmë. Unë e mora 10 minuta para seancës. Herën e kaluar seanca u anulua pasi nuk ishit gati. Prokuroria shtetërore t’i shkaktoj shpenzime gjykatës duke anuluar seanca, të paktën nuk është serioze” tha Kacarska.

Ndryshe, Demiri anulohet për demolimin e zyrës së presidentit Gjorgje Ivanov gjatë protestave të Revolucionit laraman.