Maqedoni Anti- korrupsioni kërkoi që të ngritet hetim për Spasovskin

Anti- korrupsioni kërkoi që të ngritet hetim për Spasovskin

Anti – korrupsioni kërkoi që Prokuroria e Marko Zvërlevskit menjëherë të hapë procedura kundër ministrit nga LSDM, Oliver Spasovski dhe kundër komunës së Kumanovës për shkeljen e Kodit Zgjedhor, shkruan “Nova TV”.

Të dyja shkresat kanë të bëjnë me nene nga Kodi zgjedhor për të cilat dorëzuesit thonë se janë shkelur.

Lëndën e formua me shkresën e Andonov e udhëheq Farie Aliu, anëtare e Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit.

Gjatë shpjegimit, ajo deklaroi se ministri i brendshëm, Oliver Spasovski ka shkelur nenin 8 nga Kodi zgjedhor gjatë ndërrimeve në MPB.

“Bëhet fjalë për vendime të Spasovskit pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme dhe nuk është respektuar mendimi i Komisionit anti- korrupsionit” theksoi ajo.

Konkluzioni i Aliut, i pranuar nga shumica e anëtarëve, obligon Prokurorinë Themelore që të merr masa dhe më pas të dorëzoj informacion kthyes deri tek Komisioni.

Shkresa e VMRO DPMNE-së ka të bëjë me shkeljen e nenit 8b nga Kodi zgjedhor ndërsa në Komision e udhëheq kryetari Igor Tanturovski.

Ndryshe, siç pohon përfaqësuesi i VMRO DPMNe-së, Ilija Ilioski kryetari i Kumanovës dhe drejtori i ndërmarrjes komunale për qëllime partiake kanë keqpërdorur makinat zyrtare.