Maqedoni Anketë: A kemi stagnim apo ngecje në rrugën drejt BE-së

Anketë: A kemi stagnim apo ngecje në rrugën drejt BE-së

Mbështetja e qytetarëve për anëtarësimin e vendit në BE nuk është ndryshuar nga marsi i vitit të kaluar, tregon hulumtimi më i ri në terren i mendimit publik për integrimet evropiane të vendit, që e zbatoi Instituti për demokraci “Societas civilis”.Por, siç thuhet në raport, faktori “ndryshim i emrit” i shtetit tek një pjesë e dukshme e qytetarëve ka ndikim gjatë mbështetjes së tyre për procesin e integrimeve.

Për hyrje në BE pa lëshime në pjesën e emrit të shtetit, pozitivisht janë deklaruar 58,8% e të anketuarve, për hyrje në BE me ndryshime të emrit 23,8% ndërsa 13,6% nuk e kanë mbështetur fare anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

“Shumica e qytetarëve detektojnë ngecje në euro- integrimet krahasuar me vitin e kaluar. Është zvogëluar perceptimi se Maqedonia ka avancuar në këtë proces ndërsa është rritur numri i atyre që thonë se s’ka përmirësim, madje ja ngecje. Nëse në v.2014 shumë anketues të pyetur kanë vlerësuar ndonjë avancim të vogël, këtë vit shumica e tyre vlerësojnë se Maqedonia fare apo shumë pak ka avancuar gjegjësisht këtë e thonë 57,3% prej tyre” thuhet në raport.

Shkaku kryesor pse Maqedonia ende nuk është pjesë e BE-së, sipas të anketuarve është mos- realizimi i reformave vendore dhe për këtë janë prononcuar gjithsej 32,1%. Sipas raportit, ka rënie të vogël të mendimit se arsyeja kryesore për këtë janë shtetet fqinje ndërsa në këtë pyetje pozitivisht janë prononcuar 43,8% e të anketuarve.